Mos shkatërro gjithçka! Ja çfarë i këshillohet Demit gjatë 2020-ës

Mos shkatërro gjithçka! Ja çfarë i këshillohet Demit gjatë 2020-ës

22:23, 06/12/2019
A+ Aa A-

Horoskopi i Demit gjatë vitit 2020 premton të jetë pozitiv, por duhet lënë mënjanë impulsiviteti. Mësoni të trajtoni situatat dhe yjet ju premtojnë lajme të shkëlqyera.

Mos i ndryshoni letrat në tryezë ose do të rrezikoni të shkatërroni gjithçka. Përgatituni për negativitetin e Jupiterit dhe tundimet negative të Saturnit e Uranit të cilët do t'ju shtyjnë të hidhni poshtë projektet tuaja të papërfunduara.

Dashuria

Një vit jo shumë pozitivë për ata që po kërkojnë shpirtin binjak. Kujdes nga takimet e gabuara, në muajt e parë të vitit do të jenë vërtet shumë. Kjo do të shkaktojë një mbyllje në muajt e verës në të cilat do të dekurajoheni dhe nuk do t'i jepni askujt mundësinë të depërtojë në zemrën tuaj.

Por edhe ata që janë çift nuk do të kenë një udhëtim dhe aq të bukur përgjatë këtij viti. Saturni në Bricjap do t'ju bëjë agresivë dhe të predispozuar për t'u grindur.

Këshilla është që të lajmëroni partnerin tuaj që tani: do të keni pak durim dhe shumë ndjeshmëri ndaj shkëndijave të nervozizmit. Disa çifte mund edhe të thonë lamtumirë.

Puna

2020-a karakterizohet nga vështirësitë në punë, por do të jeni në lartësinë e duhur me gjithçcka që yjet kanë vendosur në rrugën tuaj. Ata që janë mbikëqyrësit tuaj do ta vlerësojnë shumë mënyrën tuaj të të zgjidhurit të problemeve dhe komplikacioneve.

Ju pret një vit shumë produktiv, ku munë fund do t'i lini mënjanë shqetësimet ekonomike. Qëllimet e paracaktuara do të përmbushen me sukses.

Kështu që filloni që herët të përvishni mëngët dhe të mësoni të godisni: dikush do të bëjë çmos t'ju pengojë.

Shëndeti

Përsëri Sturni, edhe për sa i përket shëndetit nuk ju lë të qetë. Muajt e verës 2020 do të sjellin me vete një trishtim të përzier me zhgënjim, çka do të bëjë që ta lini pas dore formën fizike.

Por kujdesuni edhe për mendjen, e cila mund të hyjë në një gjendje e cila nuk duhet nënvlerësuar. Mbështetuni në figurën e një eksperti që mund t'ju ndihmojë të lehtësoheni. Por mos u shqetësoni shumë sepse viti 2020 do të sjellë gjithashtu shumë qetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco