Këngëtari shqiptar zbulon shifrat e çmendura që fitohen nga Youtube

Këngëtari shqiptar zbulon shifrat e çmendura që fitohen nga Youtube

11:39, 06/12/2019
A+ Aa A-

Përpos koncerteve e mbrëmjeve muzikore, një tjetër burim të ardhurash për këngëtarët është edhe Youtube.

I ftuar në emisionin "Glamour Zone", këngëtari i njohur, Sergio zbuloi shifrat se sa fiton një artist shqiptar nga Youtube vetëm për një këngë.

 E pyetur nga moderatorja sa fiton nga Youtube, Sergio u përgjigj se fiton aq shumë sa për të bërë një jetë luksi.

"Më shumë se luks. Youtube është një burim shumë i mirë dhe unë mendoj se vetëm me të ardhurat e Youtube mund të bësh një jetë shumë shumë luksoze", u shpreh Sergio.

"Një nga këngët e tua më të klikuara ka qenë “Dije Zemër”, sa ke fituar nga ajo këngë?", e pyeti moderatorja Ester Bylyku.

"Kënga ime ka rreth 20 milion shikime dhe kam fituar diku tek 30 mijë euro vetëm nga Youtube", u përgjigj këngëtari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco