Konfirmohet lidhja e këngëtares shqiptare me reperin e njohur?!

Konfirmohet lidhja e këngëtares shqiptare me reperin e njohur?!

16:58, 05/12/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Rina u rikthye sërish në muzikë dhe rrjetet sociale pas një shkëputjeje gati dy mujore. Ajo premtoi se do të shpjegonte arsyet që e detyruan të largohet ndërsa tha se i kishin munguar shumë fansat e saj.

Deri tani nuk kemi dëgjuar thuajse asnjë gjë lidhur me jetën private të këngëtares e cila e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së medias të paktën deri tani. 

Emri i Rina Balajt ka qenë mjaft i përfolur këtë periudhë për shkak të largimit të saj nga kompania “On Records” si dhe problemet që ajo pati më pas me ta.

Por duket se shumë shpejt ajo do fillojë me projekte muzikore të cilat dhe i ka paralajmëruar vet.

Ndonëse për jetën e saj private është folur rrallë, këtë herë ka qenë këngëtarja Fifi, ajo e cila ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme me reperin Sin Boy, me të cilin Rina ka dhe një këngë të realizuar.

Ka qenë vet këngëtarja ajo e cila ka publikuar një fotografi me Sin Boy duke e puthur në faqe, ku provokues ka qenë komenti i Fifit. “Hajde perhajr na koft 616769696964321….numri i ri grek besoj …e lumtur për ty”, shkruan Fifi. Ndërsa dyshja përveç kohës që po kalojnë bashkë këtë periudhë, edhe emrat e tyre në Instagram i kanë bërë të njëjtë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco