‘Konflikt’ brenda çiftit/ Bashkëshortja e trajnerit të Arsenalit është tifoze e Tottenhamit

‘Konflikt’ brenda çiftit/ Bashkëshortja e trajnerit të Arsenalit është tifoze e Tottenhamit

17:21, 01/12/2019
A+ Aa A-

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Kombëtares suedeze, Freddy Ljungberg, mori përkohësisht drejtimin e Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emery dhe në pritje të emërimit të një tjetër trajneri në pankinën e “Topçinjve”.

Ljungberg është një emër mjaft i dashur për fansat e Arsenalit, pasi ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj, ku për disa kohë ka spikatur me lyerjen e flokëve ngjyrë të kuqe, ndërsa më vonë pozoi me të brendshme për të reklamuar mbathjet “Calvin Clain”.

Megjithatë e vetmja gjë që “e ndan”, Ljunberg nga “Topçinjtë” është bashkëshortja e tij 31-vjeçare Natalie Foster, me të cilën trajneri i përkohshëm i Arsenalit është martuar prej vitit 2014.

Kjo pasi Natalie është një tifoze e zjarrtë e skuadrës tjetër londineze, Tottenhamit të Mourinhos, dhe këtë e ka shfaqur në jo pak raste, kur ka ndjekur “Spurs” nga shkallët e stadiumit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco