Morena Taraku merr përsipër shpenzimet për operimin e një vogëlushi

Morena Taraku merr përsipër shpenzimet për operimin e një vogëlushi

13:18, 01/12/2019
A+ Aa A-

Morena Taraku është këngëtarja dhe modelia e famshme e cila njihet për jetën e saj luksoze. Duket se Morena është prekur shumë nga tragjedia që po kalon vendi dhe ka reaguar vazhdimisht me postime të ndryshme në Instagram.

Në një postim ajo shkruan se ‘nuk mban dot lotët’ dhe duken më së miri sytë e saj të përlotur. Po ashtu inkurajon njerëzit t’i shkruajnë, duke shprehur edhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar.

Morena Taraku ka dërguar në Shqipëri tenda, ushqim, batanije, ilaçe etj. Këngëtarja ka marrë përsipër gjithashtu edhe shpenzimet e operimit të një vogëlushi që ka probleme me sytë menjëherë pasi ka lexuar edhe thirrjen për ndihmë të babait të vogëlushit.

"Këtë rast e marr unë përsipër për operimin e engjëllit", shkruan Morena.

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco