FOTO/ Ide fantastike për të qenë vezulluese mbrëmjen e Krishtlindjes

FOTO/ Ide fantastike për të qenë vezulluese mbrëmjen e Krishtlindjes

11:23, 01/12/2019
A+ Aa A-

Ndoshta jeni duke zgjedhur një fustan të zi, dhe dëshironi që aksesorët të jenë fokusi primar i veshjes tuaj për festat e fundvitit ose po mendoni të vishni një fustan plot xixa e shkëlqim duke ‘lënë në hije’ aksesorët.

Secila zgjedhje është e duhura, por disa këshilla të vogla nuk na bëjnë dëm, për të shkëlqyer dhe për të mos shpenzuar shuma marramendëse me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Po afrojnë me shpejtësi...Ja disa këshilla fantastike:

E bukur me perla.

Kush nuk i do këto 2 ngjyra për festat e fundvitit. E bardhë dhe e kuqe. Një kombinim i përkryer. Zgjidhni si aksesorë perlat. Vathë, varëse, çantë dhe fustan i kuq, domosdo buzë të kuqe.

Image

Kuleta kuti.

Çfarëdolloj ngjyre e madhësie, është ideale për festa.

Image

Aksesorë përngjitur në çantë ose sandale.

Do ishin një zgjedhje e mrekullueshme për të zgjidhur problemin e veshjes po edhe të aksesorëve njëherësh.

Image

Argjend dhe vetëm argjend.

Do ishte një zgjedhje e pagabueshme në festat e fundvitit. Një tualet me kapakët e syrit ngjyrë argjendi, bizhuteri prej argjendi dhe pse jo edhe thonjtë në atë ngjyrë. Kombinuar me një fustan të bardhë. Do dukeshit perfekt.

Image

Bëhuni e egër.

Një zgjedhje perfekt do të ishte edhe një fustan me motive tigri, krokodili, guxoni dhe mos mendoni se po e teproni, është festë!

Image

Në të gjelbër.

Një nga ngjyrat bazë të festave të fundvitit është edhe e gjelbra që personifikohet me pemën e famshme dhe zbukurimet. Mos ngurroni të vishni fustan të gjelbër dhe aksesorë. Do triumfoni në mbrëmje.../Syri.net.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco