Vajzat e ekranit ‘heqin takat’, në terren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Vajzat e ekranit ‘heqin takat’, në terren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

10:52, 01/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka bërë që i vogël dhe i madh të sensibilizohet e të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme.

Dikush dhuron një batanije, një tjetër rroba e ushqime e deri tek paratë. E madje ka edhe shumë persona që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë shkuar që të ndihmojnë familjet që janë prekur shumë nga ky tërmet.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe bukuroshet e ekranit shqiptar. Duke lënë postimet “hot” dhe provokuese që bënin shpesh në rrjetet sociale, ato kanë vendosur që të shkojnë e të ndihmojnë banorët të cilëve u janë prishur shtëpitë.

Oriola Marashi, Beatrix Ramosaj, Antigona Ramosaj dhe Rashel Kolaneci, janë disa nga vajzat e njohura të ekranit që kanë vizituar disa familje në Durrës, Krujë dhe Mamurras. Të ndihmuar edhe nga të tjerë, ata kanë dërguar ndihmat e tyre.

Ndërsa ka edhe të tjera si Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi, që janë bërë bashkë dhe kanë hapur një llogari bankare, ku të gjithë mund të dhurojnë para për të prekurit nga tërmeti.

Dy modelet herë pas here bëjnë thirrje në rrjetet sociale që të gjithë të japin kontributin e tyre, dhe zbulojnë shifrën që është mbledhur deri tani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco