Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Më të bashkuar se kurrë: Kosova strehon 20,000 shqiptarë

Më të bashkuar se kurrë: Kosova strehon 20,000 shqiptarë

09:45, 01/12/2019
A+ Aa A-

Shqipëtarët janë treguar më të gatshëm se kurrë për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto kohë të vështira pas tërmetit që dëmtoi rëndë vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Po ashtu, vendet fqinje kanë treguar një zemërgjerësi të madhe duke ofruar ndihmën e tyre në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Kosova ka strehuar plot 20 mijë shqiptarë deri më tani e këtë fakt e ka bërë të ditur, reperi i njohur nga Kosova, Capital T i cili ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shkruan:

“Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shumë të mira tani është stërmbushur. Nevoja është E MADHE për ushqime të shpejta (racione ditore) si dhe gjëra të tjera higjenike. Tani numërojmë afërsisht 20,000 persona të strehuar në Kosovë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipetari01/12/2019 12:35

ti mare edi rama ne surelkerma i mallkuari votojeni p[rape se vullkan do dali

Shto koment

Denonco