Ja çfarë bëri Ronela Hajati për familjet shqiptare në nevojë

Ja çfarë bëri Ronela Hajati për familjet shqiptare në nevojë

09:17, 01/12/2019
A+ Aa A-

Në këto momente shumë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, dora e ngrohtë dhe solidariteti, nuk i kanë munguar fatmirësisht vendit tonë dhe kanë qenë të shumta shtetet, njerëz të thjeshtë, biznesmenë dhe personazhe të njohur të ekranit që kanë dhënë kontributin e tyre maksimal.

Ndër ta është edhe këngëtarja, Ronela Hajati e cila nuk ka anuluar koncertin në Gjermani por ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë. Në koncert ose si edhe e kanë cilësuar ndryshe:

‘Festa më e madhe shqiptare në Gjermani’, Ronela ka interpretuar bashkë me Fifin, po ashtu këngëtare e njohur.

Neser nje pjese e parave do te shkojne per familjet e prekura nga termeti plus te ardhurat e mia personale do siguroj qe te shkojne ne duar te sigurta! Te bejme sa kemi mundesi!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco