Këngëtarë nga Kosova dhe Maqedonia solidariziohen me shqiptarët

Këngëtarë nga Kosova dhe Maqedonia solidariziohen me shqiptarët

08:49, 01/12/2019
A+ Aa A-

Goditjet e tërmetit që tronditën vendin tonë dëshmuan se Shqipëria ka jo pak shtete dashamirë që kujdesen në raste nevoje.

Këtë herë, ka qenë radha e këngëtarëve të njohur nga Kosova e Maqedonia që përmes një konference për shtyp të kërkuar dhe organizuar nga Tuna, kanë bërë një dalje publike me tematikë tërmetin që goditi Shqipërinë dhe po ashtu kanë folur edhe për donacionet e mbledhura deri në këto momente.

Këngëtaret që u bënë pjesë e nismës ishin:

Big Mama, Mimoza Mustafa, Tamara Todevska, Lori dhe Fifi.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Park Hospitality Group, Tuna ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 2,467,000 denarë, që përkthyer në euro, janë rreth 40 mijë në total:

“Sot në Four Park Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Veriore, bashkë me kolegët dhe miqtë e mi nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbajtëm konferencën për shtyp me iniciativën e përbashkët për të grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri”!

Gjithashtu fjalim është mbajtur edhe nga këngëtarja e kantautorja e njohur Fifi e cila nuk ka mundur të përmbajë lotët, po ashtu ka folur edhe këngëtarja nga Durrësi, Lori dhe Big Mama.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco