Tërmeti/ Tuna Sejdiu: Nuk e përshkruaj dot dhimbjen

Tërmeti/ Tuna Sejdiu: Nuk e përshkruaj dot dhimbjen

13:15, 30/11/2019
A+ Aa A-

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë të martën, ndihma për familjet dhe personat e prekur ka qenë e madhe nga personazhe të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, iu është bashkuar ndihmave humanitare dhe gjithashtu ka qenë e pranishme edhe në një konferencë për media, së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe “Park Hospitality Group”.

Image

Përmes një postimi në Instastory ka treguar se ajo ka vizituar Durrësin, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që tronditi Shqipërinë.

Këngëtarja nuk ka gjetur dot fjalët për të përshkruar situatën aty dhe dhimbjen që ajo ndjen.

“Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE”, shkruan Tuna.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco