Producenti kosovar ‘sulmon’ Elvanën: Ke paguar zezak për këngë, dil ndihmo shqiptarët

Producenti kosovar ‘sulmon’ Elvanën: Ke paguar zezak për këngë, dil ndihmo shqiptarët

21:52, 29/11/2019
A+ Aa A-

Producenti kosovar, Bini Nebihu ka ‘shpërthyer’ në Facebook.

Ai ka bërë një status ku rëndë i ka kritikuar artistët në Shqipëri, në përjashtim të disave, që nuk po bëjnë asgjë për shqiptarët e prekur nga tërmeti, shkruan Syri Kosova.

Ndonëse nuk përmendi emra, përmes fjalëve la të kuptohet se ky ‘diss’ është pikërisht për Elvanën për tri arsyeje:

E para, Bini tha se po jepni para për zezak për të bërë duete, kujtojmë që Elvana ka këngë me Ty Dolla $ign, që është reper me ngjyrë;

E dyta, Bini shtoi se nëpër këngë “Kuq e Zi” po shitën patriota, e ne e dijmë që Elvana ka këngë me Florin që quhet “Kuq e Zi”;

E treta, Bini theksoi se ata duhet të ndërmarrin aksione për t’i ndihmuar të prekurit, deri më tani nuk e kemi parë ndonjë video ku Elvana po i ndihmon ata.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco