#KëndoPërTëNdërtuar / Ardit Gjebrea zbulon kauzën për Besën dhe çdo artist: Do të ndërtojmë shtëpi në Thumanë

#KëndoPërTëNdërtuar / Ardit Gjebrea zbulon kauzën për Besën dhe çdo artist: Do të ndërtojmë shtëpi në Thumanë

19:41, 29/11/2019
A+ Aa A-

Besa Kokëdhima lajmëroi ditën e sotme se ka vendosur të heqë dorë nga konkurimi në “Kënga Magjike” për shkak të gjendjes së ngarkuar emocionale nga tërmeti që tronditi Shqipërinë. Këngëtarja u shpreh se nuk është në gjendje të këndojë kur bashkëkombësit e saj po vuajnë dhe të gjithë janë në panik. Në fund ajo u shpreh e bindur se “Kënga Magjike” do të bëjë një punë shumë të mirë dhe falenderoi Ardit Gjebrean e organizatorët për mundësinë që i dhanë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 - 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 - 7 at Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am not able to sing when so much has happened to my countrymen; so I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019! I am convinced that the Magic Song will do an incredible job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

 

Por pas këtij njoftimi Gjebrea i ka shkruajtur publikisht Besës, atë që duket se ia ka komunikuar dhe privatisht, duke zbuluar kësisoj për të gjithë shqiptarët motivin e këtij edicioni të “Kënga Magjike”. Drejtuesi i këtij festivali ka treguar se kauza e “Kënga Magjike” do të jetë “Këndoj për të ndërtuar”, sepse me të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e biletave do të ndërtohet një shtëpi në Thumanë. Përveç promovimit të këngëve dhe ringjalljes së shpresës e optimizmit, këtë vit në qendër të festivalit do të jetë dhënia e një kontributi dhe një mesazhi për gjithë shqiptarët. “Besa e dashur të thashë që ‘Kënga Magjike’ këtë vit do të ketë mision ‘këndoj për të ndërtuar’ dhe të gjithë bashkë do të kontriubojmë për ata që kanë nevojë. Kam qenë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në ‘E diela shqiptare’. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndjejmë dhimbje po të gjithë bashkë mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”, – ka shkruar Arditi në koment. / RevistaWho

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco