Këngëtarët shqiptarë, që anuluan koncertet pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

Këngëtarët shqiptarë, që anuluan koncertet pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

16:46, 29/11/2019
A+ Aa A-

Festat çdoherë janë të mbushura me mbrëmje muzikore për ta.

Shumë këngëtarë për 28 nëntor kanë qenë të aranzhuar në klube nate, në vend e në Diasporë, shkruan Syri Kosova.

Por, tërmeti që ndodhi para datës 28, ku deri më tani la të vdekur 50 persona e shumë të tjerë të lënduar, ka bërë që shumë këngëtarë t’i ndërpresin këto mbrëmje muzikore, duke mos i mbajtur në shenjë solidarizimi me viktimat.

Adelina Berisha, Barbana Dini, Majk, Mentor Kurtishi, Kida e Korab Shaqiri janë disa nga këta emra që kanë anuluar mbrëmjet muzikore të parapara për ditën e Flamurit.

Ndërkaq, ka pasur artistë që kanë mbajtur mbrëmje muzikore, por, të hollat më pas i kanë dedikuar për të prekurit nga tërmeti, siç është Fifi..

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco