FOTO/ Adelina Ismaili e uroi kështu ditën e flamurit

FOTO/ Adelina Ismaili e uroi kështu ditën e flamurit

09:37, 29/11/2019
A+ Aa A-

Dita e çlirimit të Shqipërisë i gjeti shqiptarët këtë vit më të plagosur se çdo herë tjetër dhe kjo për shkak të tërmetit me pasoja fatale në mëngjesin e të martës.

Pavarësisht këtij fakti, personazhet e njohur, por dhe ata jopublikë nuk kanë ngurruar ta urojnë pavarësinë e Shqipërisë edhe në një ditë si e sotmja.

Adelina Ismaili ka publikuar një foto të flamurit shqiptar, duke i kërkuar të gjithëve të luten për vendin tonë.

“E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi. #ditaeflamurit”, ka shkruar këngëtarja e njohur bashkangjitur postimit të saj në rrjetet sociale.

Ndonëse një ditë e vështirë për të gjithë, personazhet publikë nuk kanë harruar t’i kujtojnë të gjithëve se Shqipëria vazhdon të jetë një vend shumë i fortë dhe se gjithçka do të kalojë falë ndihmës së të gjithëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco