Louis Vuitton blen argjendarinë Tiffany & Co për 16 miliardë dollarë

Louis Vuitton blen argjendarinë Tiffany & Co për 16 miliardë dollarë

22:50, 28/11/2019
A+ Aa A-

Kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze, Louis Vuitton ka bërë marrëveshjen më të madhe në historinë e saj, duke blerë argjendarinë Tiffany & Co për më shumë se 16 miliardë dollarë.

Miliarderi i LVMH-s, Bernard Arnault e ka lakmuar Tiffany & Co që prej blerjes së markës Bulgari në vitin 2011 për 5.2 miliardë dollarë.

Tiffany & Co, me qendër në New York, fitoi famë globale pasi u shfaq në filmin “Breakfast at Tiffany’s” në vitin 1961. E themeluar në vitin 1837, ka të punësuar aktualisht më shumë se 14 mijë njerëz dhe operon rreth 300 dyqane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco