Bebe Rexha zbulon datën, kur do të vijë në Shqipëri dhe sa para janë mbledhur

Bebe Rexha zbulon datën, kur do të vijë në Shqipëri dhe sa para janë mbledhur

21:35, 28/11/2019
A+ Aa A-

Bebe Rexha po vjen në Shqipëri më 2 dhjetori për të sjellë paratë e grumbulluara nga fondi që ajo ka hapur.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e prekur nga gjendja pas tërmeteve në Shqipëri, ka treguar se ajo personalisht do të vijë të vizitojë e të ndihmojë njerëzit që janë priekur nga kjo tragjedi.

Bebe gjithashtu ka shfrytëzuar ndikimin e saj për të mbledhur sa më shumë para nga shqiptarët dhe fansat e saj në mbarë botën, në mënyrë që të sjellë para të mjaftueshme për të ndihmuar disa familje të rindërtojnë jetët e tyre.

E sot me anë të një videoje Bebe ka zbuluar se ajo do të jetë në Shqipëri më datën 2 dhjetor, ndërsa nga fondi i saj i hapur në GoFundMe, deri tani janë mbledhur gati 50 mijë dollarë dhe qëllimi është që deri më 2 dhjetor të mblidhen 100 mijë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco