“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 nëntorin

“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 nëntorin

19:02, 28/11/2019
A+ Aa A-

Pas disa postimeve në lidhje me thirrjet për ndihmë për të prekurit nga tërmeti, Dua Lipa nuk ka harruar edhe të bëjë një tjetër publikim nëpërmjet të cilit ka uruar shqiptarët për Festën e Flamurit.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një tjetër postim, ku ka shpërndarë një fotografi të Ismail Qemailit dhe Isa Boletinit bashkë, ndërsa mbë të ka shkruar fjalët: “Një komb, një flamur”.

Megjithë urimet për këtë ditë historike, Shqipëria dhe i gjitë kombi shqiptar këto ditë nuk kanë ditë feste, pas tragjedisë që po përjeton pas tërmeteve, që i kanë marrë jetë 46 personave dhe më se 650 tjerë janë lënduar dhe shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco