VIDEO/ E veshur me bikini dhe me pamje nga bregdeti ynë Christine McGuinness lutet për Shqipërinë

VIDEO/ E veshur me bikini dhe me pamje nga bregdeti ynë Christine McGuinness lutet për Shqipërinë

10:43, 28/11/2019
A+ Aa A-

Verën që lamë pas në një bionde e parezitueshme me sy të veçantë, e gjatë, elegante, me një trup të palestruar ra në sy tek Prestige Resort tek Mali i Robit dhe tek Prestige Hotel në Tiranë.

  Dhe bëhej fjalë për për Christine McGuinness, një figurë e famshme e jetës publike në Britaninë e Madhe.

Christine McGuinness është nënë e tre fëmijëve dhe mësuese joge.

E së fundmi Christine me anë të një video të publikuar në Isntagram ka mbështetur popullin shqiptar për tërmetin tragjik të datës 26 nëntor.

Në video Christine shfaqej me bikini dhe duke shijuar rrezet e diellit në plazhet e Shqipërisë.

Ajo gjithashtu ka treguar dhe pamjet mahnitesë të plazheve të Shqipërisë.

‘ Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur  nga tërmeti në Shqipëri. Pata kënaqësinë të kaloja një fundjavë këtë verë dhe u dashurova absolutisht me këtë vend. Unë u largova nga Shqipëria me kaq shumë miq të rinj! Kam vizituar Tiranën, një kryeqytet vërtet të veçantë, të gjallë, ku shumë jetë kanë humbur sot. Kjo video që unë kam publikuar sot është kaq i ndryshëm nga imazhet në lajmet që po lexoj sot, më është thyer zemra.’ ka shkruar krahas videos Christine.

Të shumtë ishin dhe komentues të cilët falenderonin atë për mbështetjen që po i jep Shqipërisë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco