Bebe Rexha vjen në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Bebe Rexha vjen në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08:46, 28/11/2019
A+ Aa A-

Personazhet shqiptare me famë botërore shprehën publikisht solidaritetin pas ngjarjes së rëndë në Shqipëri.

Ditën e djeshme Dua Lipa dhe Gashi treguan se ishin prekur nga ngjarja e rëndë, që pati pasoja tragjike.

Ndërsa Bebe Rexha ka thënë se po përpiqet të mbledhë disa para për ndihmë dhe së fundmi ka deklaruar se do të vijë në Shqipëri që të sigurohet se lekët që ka mbledhur të shkojnë në distacionin e duhur. 

 “Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”, ka shkruar Bebe e cila e ka vendosur edhe linkun tek Instagrami i saj aty ku mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre edhe njerëz të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco