Yjet e Hollywood firmosin divorcin pas 9 vitesh martesë

Yjet e Hollywood firmosin divorcin pas 9 vitesh martesë

23:25, 21/11/2019
A+ Aa A-

Yjet e Hollywood, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë përfunduar lidhjen e tyre martesore, edhe me dokumenta. Në bazë të dokumentit gjyqësor, divorci i çiftit u firmos nga një gjykatës në Los Angeles të martën (19 nëntor). Ndërkohë nuk dihet ende asnjë detaj në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre 6-vjeçare, Everly.

Ata njoftuan ndarjen pas gati 9 vitesh martesë në prill 2018.

Tatum dhe Dewan në një deklaratë të përbashkët thanë se: “Ne kemi zgjedhur të ndahemi. U dashuruam shumë më njëri-tjetrin vit më parë dhe patëm një udhëtim magjik së bashku. Asgjë s’ka ndryshuar në lidhje me atë sesa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që tani po shkon në shtigje të ndryshme.”

Pas ndarjes Tatum nisi një marrëdhënie me reperen Jessie J, ndërsa Dewan së fundmi njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin e saj Steve Kazee.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco