Sinqerisht i dhe paratë për bamirësi? Ish-fituesi i Big Brother zbulon të vërtetën

Sinqerisht i dhe paratë për bamirësi? Ish-fituesi i Big Brother zbulon të vërtetën

15:30, 21/11/2019
A+ Aa A-

Teksa ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin, “Glamour Zonë”, në ‘Ora News’, ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani përveçse ka folur për jetën private dhe vajzën që dashuron ai ka zbuluar e pyetur nga moderatorja edhe disa detaje të reja.

Ai tha se prioritetet e tij tashmë janë drejt biznesit dhe se Televizoni për të nuk ishte primar, edhe pse për disa sezone ka moderaruar emisionet e mëngjesit.

E pyetur nga moderatorja e emisionit Ester Bylyku, nëse i dhuroi vërtet për bamirësi paratë e fituara nga  editcioni i parë i ‘Big Brother’, ai ka thënë që kjo është mëse e vërtetë. 

Moderatorja: Sinqerisht, sinqerisht e ke kthyer në realitet. I dhe për bamirësi ato para?

Arbër Çepani: Kur u futa në Big Brother isha student, doja të ndryshoja botën,  dhe këtë ndryshim ta bëja nga vetja. Po unë e bëra, 50 mijë euro i kaluam në llogarinë e caktuar dhe bëra një udhëtim në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco