Ish-banori i BB: Jam në një lidhje, por kam dhe kontakte me ish-të dashurat

Ish-banori i BB: Jam në një lidhje, por kam dhe kontakte me ish-të dashurat

13:15, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ish-banori i Big Brother dhe moderatori i njohur, Arbër Çepani ka zbuluar se është i dashuruar prej muajsh tashmë.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” ai ka pranuar se është në një lidhje dhe pse nuk zbuloi emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Marrëdhënia e tyre ka nisur disa muaj më parë, e megjithatë sipas Arbrit, kjo nuk e pengon të ruajë kontaktet me ish-të dashurat. Ai pranoi se mban kontakte të mira me ish-të dashurat e tij, por brenda etikës për të mos e bërë të ndihet e pavlerësuar, personin që ka në krah.

Ester Bylyku: Na e thua dot emrin e vajzës që ju ka rrëmbyer zemrën?

Arbër Çepani: Sigurisht që jo.

Ester Bylyku: Sa kohë keni bashkë?

Arbër Çepani: U bënë disa muaj, nuk kemi lidhje disavjeçare.

Arbër Çepani: “Për të qenë i sinqertë kamë kontakte të mira me gjithë personat që kam pasur lidhje. Sepse në fund të fundit ke kaluar diçka, një moment. Ruaj marrëdhënie miqësore. Por ka nevojë për etikë në këtë mes, për personin që ke në krah.  Kur je single e shoh pas asnjë lloj problemi të kem miqësi me ish të dashurat. Kur je i lidhur prapë nuk e shoh problem por duhet të ruash disa norma etike, elegance që personin që ke në krah të mos e bësh të ndihet e pavlerësuar.Oranews

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco