FOTO/ Revoltohet Bebe Rexha

FOTO/ Revoltohet Bebe Rexha

12:27, 21/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shprehur shpesh kohët e fundit kundër bullizmit e sidomos për pamjen e jashtme të grave dhe vajzave.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale ku në shenjë revolte tregon gishtin e mesit.

Krahas fotos ajo ka shkruar:

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se duhet të qesh në foto. Publiko më tepër foto duke qeshur sepse dukesh shumë ‘emo’. Shkruaj këngë të hareshme. Ji e lumtur. Ja pra një version i imi me një foto të buzëqeshur. Mjaft u thatë vajzave se duhet të buzëqeshin që të duken të bukura,”-është shprehur Bebe.

Sa i përket karrierës së saj muzikore ajo është në një moment mjaft të mirë. Gjatë ditës së djeshme së bashku me këngëtaren Alicia Keys prezantuan nominimet për çmimet “Grammy”.

 

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco