Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

A janë martuar në fshehtësi CR7 dhe Georgina Rodriguez ? Ja si qëndron e vërteta

A janë martuar në fshehtësi CR7 dhe Georgina Rodriguez ? Ja si qëndron e vërteta

10:38, 21/11/2019
A+ Aa A-

U përhap me shpejtësi ditën e djeshme lajmi që sulmuesi i Juves Christiano Ronaldo ishte martuar në fshehtësi të plotë në Marok me bukuroshen argjetinase Georgina Rodriguez.

E përjavshmja ‘Novell 2000’ në artikulllin e saj për CR7 shkori se ai është martuar në fshehtësi pas pjesmarrjes së tyre në EMA MTVs, European Music Aëards dhe shkak ishte xhelozia e Georginës për Rita Pereirën ( ish e dashura e Ronaldos).

Po sipas kësaj të përjavshme gjithçka është organizuar në fshehtësi dhe për shkak të xhelozisë së nënë së Ronaldos, Dolores Aveiro.

Por mesa duket ky lajm nuk ka qenë i vërtetë dhe futbollisti i Juventusit i ka hedhur poshtë këto lajme.

Burime të afërta pranë tij kanë treguar se kur Cristiano i lexoi lajmet reagoi vetëm një dy fjalë: “Fake news”.

Pra, këto fjalë mbeten në kuadër të thashethemeve, megjithatë dasma është e sigurtë që do të ndodhë një ditë.

Pasi në një intervistë të dhënë së fundmi Ronaldo u shpreh se Georgina është dashuria e tij dhe dasmën do e mbajnë në një ditë kur ata të jenë shumë të sigurtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco