Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi, padi në GjK për mandatin e Xhaçkës

Filmi “Falco” i Bes Kallakut një sukses i garantuar, spektatorët pushtojnë kinematë, të qeshura pa fund

Filmi “Falco” i Bes Kallakut një sukses i garantuar, spektatorët pushtojnë kinematë, të qeshura pa fund

21:56, 20/11/2019
A+ Aa A-

Prej javësh është përfolur shumë për një filmin e parë të aktorit të njohur Bes Kallaku, të titulluar “Falco”, por më në fund sot ky film ka patur premierën e tij në disa nga kinematë kryesore të kryeqytetit.  

Pas me shumë se 2 vite e gjysmë pune, shumë lodhjeje, sakrifice, është tashmë e garantuar se “Falco” (Skifteri) do ju thyejë brinjët nga të qeshurat.

“Falco” ka të dalë pikërisht sot (data 20 nëntor) në kinematë “Cineplexx” në TEG dhe QTU.

Në qendër të filmit është situata aktuale politike dhe sociale në Shqipëri, sigurisht e shoqëruar me nota humori dhe parodie, ku pjesë e tij janë edhe shumë personazhe të njohur nga publiku.

Personazhet që luajnë tek “Falco”, janë shumë të njohur për publikun shqiptar, aktorë e persona të njohur të showbizit.

Ndër ta janë: Albano Bogdo, Arben Dehremi, Gent Hazizi, Bleona Qerreti, Olsi Bylyku etj.

Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Është një pasqyrë e realitetit shqiptar, e sjellë në mënyrën më komike të mundshme.

Sikurse është bërë e ditur, pjesë e filmit është dhe dalja e opozitës nga Kuvendi.

Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet, për shkak se në qarkun e Lezhës pas dorëheqjes se 4 deputetëve në listë, emri i tij është pasardhësi në atë listë dhe automatikisht i takon mandati i deputetit.

Pikërisht këtu fillon aventura e heroit tonë duke përshkruar plot humor e satirë gjithë realitetin social-politik shqiptar. Duke hequr kostumin e punës dhe kapuçin, duke e zëvendësuar atë me kostumin dhe kollaren e një politikani.

“Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Më pas ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen.

Filmi nis pikërisht në momentin, pasi opozita ka dorëzuar mandatet.

“PA- Partia Para Albania”, e ka nismën nga “Para Laçi”.

Filmi i parë i aktorit të dashur të humorit është pritur shumë mirë nga shikuesit, të cilët panë mbipopulluar dyert e kinemave “Cineplexx” të kryeqytetit në TEG dhe QTU gjatë ditës së sotme.

Por për familjen e Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj sot është një ditë feste edhe për një tjetër arsye. Besi feston ditëlindjen e tij të 34-t dhe njëkohësisht doli në kinematë e vendit filmi i tij i parë ‘Falco’.

Ne i urojmë Besit “Edhe 100 ditëlindje të tjera të bukura dhe shumë suksese në rrugën e re të producentit të filmave edhe më të bukur në të ardhmen. /SYRI.net/

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco