Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Enrique Iglesias anulon koncertet, pas raportimeve për mashtrim…

Enrique Iglesias anulon koncertet, pas raportimeve për mashtrim…

19:39, 20/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtari Enrique Iglesias ka anuluar disa koncerte në Evropën Lindore, pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit. Iglesias ka anuluar konkretisht koncertet në Kroaci, Letoni dhe Bjellorusi.

Agjencia letoneze “Bilesu Serviss” shkruan se zëdhënësi i Iglesias e ka argumentuar vendimin e marrë, duke u shprehur se promovuesit dështuan të përmbushnin marrëveshjen për të organizuar koncertet.

“Për fat të keq, pas një konsiderate të kujdesshme dhe shterjes së të gjitha alternativave të mundshme, ne jemi detyruar të anulojmë shfaqjet e ardhshme në Zagreb, Riga dhe Minsk. ArtBG, promovuesi i turneut në koncert, prodhuesi dhe organizatori i ngjarjeve, nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktuale me vendet dhe të gjithë elementët e prodhimit për këto tre ngjarje. Të gjitha këto e bëjnë të pamundur vënien në shfaqje që adhuruesit tanë meritojnë. Siguria për tifozët dhe ekuipazhin tonë është parësore dhe ne nuk mund ta garantojmë këtë për të gjithë pa promovuesin që të përmbushë detyrimet e tij”-citohet nga “Bilesu Serviss” zëdhënësi i Iglesias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco