Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Hëngri vetëm një mollë para ndeshjes’ Rozana Radi thur vargje prekëse për boksierin vlonjat

‘Hëngri vetëm një mollë para ndeshjes’ Rozana Radi thur vargje prekëse për boksierin vlonjat

15:12, 20/11/2019
A+ Aa A-

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit.

Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka.

Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël.

Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin.

Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .

Ai  së fundmi në një intervistë është shprehur se nuk kërkon lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.

Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi.

Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”

Nuk doja te zgjohesha kështu sot!

Klevis Çela ka ushqyer veten vetëm me një mollë para se të dilte në ring dhe të fitonte medaljen e artë!

Si t’ja bëjmë për të jetuar?

Vishja shpirtin një fëmije

Te braktisur te ngujuar

Vish këpucët e një prindi

Qe me lot ka sofrën shtruar

Merri duart një punëtori

Qe për punën su pagua

Pyet nene qe te lindi

Si ja bën për tu gëzuar

Merrja zërin një studenti

Qe ne sheshe ju harxhua

Dhe me thuaj nëse mundesh

Si t’ja bëjmë për te jetuar

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonim20/11/2019 15:43

Vargje shume prekese, qe per fat te keq ne Shqiperi gjejn vend e ulen kembekryq.

Shto koment

Denonco