Parashikimi i Meri Shehut: Ka ardhur momenti të bëjmë analizat e fundit dhe të marrim vendimet

Parashikimi i Meri Shehut: Ka ardhur momenti të bëjmë analizat e fundit dhe të marrim vendimet

10:53, 20/11/2019
A+ Aa A-

Astrologja e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin për ditën e sotme për të gjithë shenjat.

Ajo ka shkruajtur se edhe sot Mërkuri është në pozicion të stacionuar të palëvizshëm deri nesër në mbrëmje kur të marrë rrugëtimin në rrugën e drejtë.

'Ne kete pozicion pritje ne kemi per te analizuar: 1Cfare zbulimesh ndodhen gjate ketyre javeve te fundit Apokalipsis 2Kush pjese te errta te shpirtit tone na bene pershtypje 3Deri ne ke grade ndjehemi te zhgenjyer nga te tjeret apo nga vetja 4Si i manaxhuam situatat e veshtira 5Akishim kembengulje ne qellime te gabuara 6A levizem ne menyre te nendheshme 7 A vepruan te tjeret ne kurrizin toneKa ardhur momenti te bejme analizat e fundit dhe te marrim vendimet te japim betejen e fundit me cdo gje qe na lodhi. Deri neser ne mbremje perballja duhet te kete mbaruar' ka shkruar në postimin e saj astrologja Meri Shehu.

Dashi
Duhet të reflektoni për ecurinë e jetës suaj këtej e tutje. Në planin personal dhe zhvillimin tuaj ka rëndësi që e kaluara të mbetet pas

Demi
Duhet të merrni vendime në lidhje me një martesë që ju ka lodhur apo për një bashkëpunim që nuk po ju lejon të keni hapësirat tuaja

Binjakët
Puna e përditëshme do ju bëjë të ndaleni për një çast dhe të reflektoni nëse doni ta vazhdoni me dhe nëse po duhet të shpalosni kushtet tuaja

Gaforrja
 Ka ardhur momenti të gjykoni ecurine tuaj në planin personal. Të merrni vendime të rëndësishme duke u bazuar në ato që keni përjetuar kohët e fundit

Luani
Ka disa llogari që duhet ti mbyllni deri në fund në çështje të rëndësishme pronësish apo në marrëdhënie me të afërmit. Përpiquni të reflektoni

Virgjeresha
Mund të mos veproni këto ditë në një qëllim tuajin apo bashkëpunim duke marrë parasysh që jeni në një fazë ku duhet të bëni një llogari serioze

Peshorja
Ju duhet të shikoni me kujdes çfarë meritoni akoma të merrni nga ajo që ju përket. Nëse ju kanë mashtruar me pak hapni sytë meritoni më shumë

Akrepi
Tashmë duhet të zgjidhni çfarë  rruge do ndiqni në pasion dhe punë. Bota ju shpalosi për disa javë atë që është në treg. Tani ju përket juve të merrni vendime

Shigjetari
Takimet e fshehta dhe jeta e fshehtë personale ju solli disa peripeci. Duhet të kuptoni nëse mundeni të vazhdoni më tej me ata që vlejnë në dukje apo me ata që nuk vlejnë në dukje

Bricjapi
Në rrethin e miqve tuaj duhet të filloni të seleksiononi më mirë kush është në gjëndje t’ju mbështetse apo çfarë mund të mbetet realisht për ju nga miqtë

Ujori
Një pozicion pritës edhe për ju sot në jetën familjare dhe çështje karriere. Do ju duhet të kuptoni preferencat tuaja si do vazhdoni

Peshqit
Ju mbetet dita e sotme të merni nje vendim ne lidhje me ecurine tuaj në një lidhje jashtë vendit. Por sidoqoftë ju do vazhdoni jashtë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco