Bija ime/ Ojky shkon në jetimore, Demir e takon fshehtas, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Ojky shkon në jetimore, Demir e takon fshehtas, ja ç’do ndodhë nesër

21:23, 19/11/2019
A+ Aa A-

Demir dhe Ugur shkojnë të qëndrojnë në një shtëpi të braktisur. Demir është i dëshpëruar sepse nuk do e shohë dot Ojkynë. Ugur i premton se ka gjetur një mënyrë. Ojkyn e marrin në jetimore.

Xhandan e shoqëron Ojkyn dhe i premton se do e vizitojë shpesh. Ajo e siguron se Demir do e marrë nga jetimorja. Xhemal kërkon nga Syngeri që t’i tregojë vendndodhjen e Demirit dhe Ugurit. Demir dhe Ugur shkojnë në jetimore të maskuar si klloun.

Ojky qëndron e mërzitur dhe nuk argëtohet me fëmijët e tjerë. Ojky arrin ta njohë Demirin dhe i kërkon falje që e la për Asunë. Demir dhe Ugur dhurojnë shfaqje në jetimore. Demir i premton Ojkysë se do e vizitojë sërish.

Xhemal i ngre kurth Demirin dhe Ugurit por Demir e kupton dhe shpëton. Murat i propozon Xhandanit të martohen bashkë për të adoptuar Ojkynë. Demir dhe Ugur rastisin me policë por arrijnë të shpëtojnë pasi askush nuk i njeh të maskuar./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco