Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Kylie Jenner shtoi 600 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare

Kylie Jenner shtoi 600 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare

19:36, 19/11/2019
A+ Aa A-
Kylie Jenner sapo ka shtuar edhe 600 milionë dollarë në pasurinë e saj miliardëshe.
Bukuroshja Kylie Jenner ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të ndërtojë një kompani që e ka bërë atë miliarderen më të re në botë, tani ka shitur gjysmën e aksioneve.
Ajo duket se ka arritur një marrëveshje me firmën e njohur ‘Covergirl’, që ata të paguajnë gjysmën e 1.2 miliardë dollarëve sa kushton kompania e Kylie, për 51% të aksioneve, përcjell Gazeta Express.
Sipas kësaj marrëveshjeje, po planifikohet që të lansohen edhe më shumë produkte në emrin e Kylie dhe do të shiten në më shumë vende të botës.
Marrëveshja pritet të kompletohet në fillim të vitit të ardhshëm. 22-vjeçarja do të jetë sërish fytyra e brendit dhe do të përfshihet në krijimin e produkteve të reja.
Jenner, e cila është pjesë e familjes së famshme amerikane nga emisioni televiziv ‘Keeping up with the Kardashians’, e ka themeluar kompaninë e saj në vitin 2015, duke shfrytëzuar miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale për të promovuar e shitur produktet e saj për buzë.
Pasuria e Kylie Jenner vjen nga ‘Kylie Cosmetics’, kompania e produkteve të grimit të cilën ajo e udhëheq shumicën nga iPhone i saj, me ndihmën e nënës së saj Kris.
Forbes ka vlerësuar se kompania e kozmetikës, e cila është 100% pronë e Kylie-t, ka fituar 274 dollarë vetëm nga shitjet gjatë vitit të kaluar.
Gati të gjitha shitjet e ‘Kylie Cosmetics’ vijnë nga llogaritë të rrjetet sociale të Jenner. Ajo ka 128 milionë ndjekës në Instagram, ka një nga llogaritë më të shikuara në Snapchat dhe ndiqet nga 26.7 milionë njerëz në Twitter.
Një nga produktet e saj të para, ‘lip kit’ që kanë kushtuar 29 dollarë copa, janë shitur të gjitha brenda një minute.
Biznesi, i cili u themeluar në vitin 2015, numëron një staf prej vetëm 7 punëtorëve me orar të plotë dhe 5 të tjerë me gjysmë orari. Kylie sjell idetë për koleksionet e reja, ndërsa produktet prodhohen në kompaninë ‘Seed Beaty’.
Jenner madje as nuk i shet direkt produktet e saj. Porositë dhe shitjet e Kylie Cosmetics u dërgohen konsumatorëve përmes Shopify, një kompani online kanadeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco