FOTO/ Hapet JHotel, një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Juves

FOTO/ Hapet JHotel, një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Juves

10:46, 19/11/2019
A+ Aa A-

Klubi i Juventusit së fundmi ka hedhur një hap të madh drejt së ardhmes.

Ditën e djeshmë ata kanë zbuluar hoteline tyre që është dhe i pari në pronësi të një klubi futbolli.

Hoteli mban emrin Hotel J dhe brenda tij dominon ngjyra bardhë e zi.

Hoteli është me 4 yje dhe aksionet e tij janë të ndarë (  40% është në pronësi të klubit dhe 60% është pronë e Eden Travel Group).

Hoteli ngrihet në një sipërfaqe prej 11.200 metrash katrorë dhe ka gjithsej 138 dhoma , një restorant me 200 vende dhe disa salla konferencash.

Gjithashtu hoteli është i hapur dhe për tifozët dhe  turistat ku mund të ndjekin nga afër teksa stërviten idhujt e tyre. 

  Natyrisht që mundësia është veçanërisht tërheqëse për tifozët e Juventus të cilët udhëtimen e tyre e bëjnë më të veçantë  duke qëndruar në këtë hotel.

E veçanta e këtij hoteli qëndron dhe në rezervimin e dhomës.

Duke rezervuar një dhomë bileta për ndeshjet e Juventusit është e garantuar.

 Një fundjavë për dy persona, me një vizitë në muze dhe stadium dhe një darkë me yje të nënshkruar nga Davide Scabin fillon nga 199 euro.

Hoteli pritet të përurohet sot ku mes të ftuarit do të jetë Presidenti Andrea Agnelli, Zëvendës Presidenti Pavel Nedved dhe Kapiteni Giorgio Chiellini.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco