Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ish banori i Big Brother Albania nuk flet me Oriolën pas ndarjes dhe fajin e kanë ndjenjat

Ish banori i Big Brother Albania nuk flet me Oriolën pas ndarjes dhe fajin e kanë ndjenjat

08:39, 19/11/2019
A+ Aa A-

Anaid Kaloti ditën e djeshme ishte i ftuar  në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ku foli dhe  për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë së disa viteve më parë me modelen Oriola Marashi.

Fituesi i “Big Brother 6” ishte ftuar për të folur mbi një temë mjaft delikate, “Miq me ish-in pas ndarjes”, ku pranoi se me disa nga vajzat nuk ka folur pas ndarjes, ndërsa me të tjera vijon dhe flet.

Kur Bieta e pyeti për Oriolën, Anaidi pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një përiudhë të shkurtër me të, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me modelen.

I ngacmuar nga Bieta, Anaidi pranoi se ishte shumë e vështirë që t’i manaxhonte ndjenjat, ndaj ishte më mirë që mes tyre të vendosej një distancë, që ekziston edhe sot e kësaj dite.

Bieta: “Po me Oriolën?”

Anaidi: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.

Bieta: “Nga ty?”

Anaidi: “Nga unë mbase”!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco