Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Pasi e injoroi publikisht, Selena i përgjigjet Bella Hadid

Pasi e injoroi publikisht, Selena i përgjigjet Bella Hadid

23:28, 18/11/2019
A+ Aa A-

Pasi ngriti flamurin e paqes me Bella Hadid, e komplimentoi në Instagram ndërkohë që modelja më pas fshiu foton, Selena Gomez reagoi ashtu fshehtazi nëpër komente.

Një faqe e menaxhuar nga fansat e Gomez, shkroi se Selena thjesht po përpiqet të mbështesë gratë. “Meqë ra fjala, zonjusha Hadid e fshiu postimin,” lexohet më tej në postim, një veprim që Selena e cilësoi si “të shpifur”.

Megjithatë nga ana tjetër, dikush komentoi: “A është mirë Selena? E kam fjalën që nuk mund ta detyrosh dikë që të jetë shoqja jote.”

Sigurisht që fshirja e postimit mund të lidhet me mijëra arsye, por nuk do të ishte as fort çudi që e gjitha të ketë pasur të bëjë me komentin e Selena-s. Arsyeja?

Shkurtimisht: Bella është mikeshë me Hailey Bieber, bashkëshorten e Justin Bieber, ish-i dashuri legjendar i Selena-s. Bella ka qenë e lidhur me The Weeknd, i cili u nda me Bella-n dhe u lidh më pas me Selena-n.

Pastaj Selena la The Weeknd dhe u rilidh me Justin. The Weeknd u lidh sërish me Bella-n. Pastaj Bella dhe The Weeknd u ndanë. Justin u nda nga Selena dhe u martua me Hailey-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco