VIDEO/ Vilma Masha raporton live nga stadiumi me barkun e rrumbullakosur

VIDEO/ Vilma Masha raporton live nga stadiumi me barkun e rrumbullakosur

13:00, 18/11/2019

Loja e zhvilluar Shqipëri – Francë si e para ndeshje në ‘Air Albania Stadium’ nuk ishte e vetmja veçanti që pamë mbrëmjen e djeshme.

Prej disa kohësh e kemi mësuar se Vilma Masha është në pritje të ëmbël, madje disa nga mediat aluduan se gazetarja sportive do të shkëputej përkohësisht nga “Gol pas Goli”.

Vilma jo vetëm që nuk u largua nga ekrani, por mbrëmjen e djeshme ishte prezente në fushë për të transmetuar atmosferën e ndeshjes nga afër për të gjithë teleshikuesit që e ndoqën nga shtëpia.

Me barkun e rrumbullakosur, pas tetë muajsh e gjysmë shtatzënie, Masha dukej më në formë se kurrë.

E para gazetare shqiptare që merr përsipër të dalë në stadium thuajse në përfundim të pritjes së ëmbël, duke na dëshmuar edhe më shumë dashurinë për futbollin në veçanti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco