VIDEO/ Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?Ja si i përgjigjet  Eranda Libohova gazetarit

VIDEO/ Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?Ja si i përgjigjet Eranda Libohova gazetarit

09:19, 18/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Eranda Libohova ishte e thirrur në programin e ‘E diell’ .

Në mes shumë pyetjesh gazetari Ervin Kurti e ka ngacmuar Erandën në lidhje me hudnën e saj.

“Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”- i tha Ervini duke qeshur.

Këngëtarja e mori me sportivitet pyetjen, duke treguar se gjithmonë bën auto-ironi me hundën e saj.

Ajo tha se hunda është një tipar që e identifikon, ndaj nuk ka dashur ta ndryshojë.

“Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”- tha Eranda duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco