Renato Mekolli thumbon Arbana Osmanin për librin e saj

Renato Mekolli thumbon Arbana Osmanin për librin e saj

08:42, 18/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari i "Thumb On", Ronaldo Sharka ka shkuar në Panairin e Librit dhe me qëllim ka ngatërruar emrat e librave me autorët për të marrë reagimin e tyre.

Kur shkoi tek Renato Mekolli, gazetari e ngatërroi librin e tij me të Arbanës.

"Libri juaj 'Receta për 5 minuta' mua më ka pëlqyer shumë", i tha Ronaldo Renatos. "Recetë për 5 minuta?

'Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur", ia ktheu Renato i habitur.

Kaq ka mjaftuar që të përflitet se shefi i kuzhinës e ka me Arbanën, por më vonë ai shprehet se nuk e di kush e ka bërë këtë libër me receta për 5 minuta.

"Unë kam nxjerrë 'Sekretet e shijes' dhe '50 shijet e pastave", tregoi Renato.

"Nuk e keni bërë ju 'Receta për 5 minuta'?, e pyeti sërish Ronaldo.

 "Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë", u përgjigj Renato duke qeshur. 

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco