Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Florit, Jul Deda tregon pengun që i ka mbetur prej tij

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Florit, Jul Deda tregon pengun që i ka mbetur prej tij

22:38, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme bëhen 5 vite nga koha kur Dr.Flori u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët e miqtë e tij. Të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e kanë kujtuar Florin në mënyra të ndryshme dhe një ndër ta është edhe Julian Deda.

Aktori i humorit gëzonte raport të mirë me këngëtarin e ndjerë, ndaj sot ka sjellë në mendje një episod që i ka ngelur peng nga miku i tij. Juli ka treguar se Flori i ka kërkuar vite më parë që të bënte një rol tek klipi i tij “Ça na ke” dhe ai nuk e kishte pranuar, por sot i vjen keq që në atë kohë mori atë vendim.

“Nuk e kam thënë ndonjëherë, por më vjen inat me veten, që kur më the ‘Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?’, për këngën ‘Ça na ke’, të thashë ‘aman o Flor mos na ngatërro me këto punë’ dhe ti ma ktheve direkt ‘e di që e ke mirë ti, as po bëj fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll’. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip”, ka rikujtuar Juli.

Më pas ai ka vazhduar duke thënë se Flori nuk kishte nevojë për videoklipe, sepse ishte një artist i thellë që jepte shpirtin në çdo këngë e se nuk vjen asnjë i dytë si ai. Dr.Flori ndërroi jetë në një moshë të re, por ai do të mbetet i përjetshëm në zemrat e publikut për shkak të krijimtarisë artistike që la pas.

View this post on Instagram

Na ka marrë malli për pak Dr. Flor...! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s'kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t'i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the "Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?", për këngën "Ça na ke", të thashë "aman o Flor mos na ngatërro me këto punë" dhe ti ma ktheve direkt "e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll". Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip. Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. ????

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco