Taulant Xhaka jep lajmin e bukur, pas Granitit edhe ai do të bëhet baba për herë të parë

Taulant Xhaka jep lajmin e bukur, pas Granitit edhe ai do të bëhet baba për herë të parë

22:22, 17/11/2019
A+ Aa A-

Në 7 tetor Granit Xhaka u bë baba për herë të parë, duke u bekuar me një vajzë që e pagëzoi me emrin Ayana. E gjithë familja u lumtura shumë dhe vëllai i tij, Taulanti, u shpreh se emocionet ishin të papërshkrueshme. Përmes një postimi ai tregoi se nuk kishte ndjesi më të bukur, por shumë shpejt futbollisti do të provojë edhe ndjesinë e të qenurit baba.

Ditën e sotme ai ka zbuluar se shumë shpejt partnerja e tij, Arbnora, do të sjellë në jetë një fëmijë. Taulanti e ndau lajmin e bukur me gjithë ndjekësit e tij në ‘Instagram’, pak a shumë në të njëjtën mëmyrë si Graniti. Futbollisti i njohur publikoi në ‘Instagram’ një foto të barkut të rrumbullakosur të partneres dhe mbi të ajo mbante dy çorape që lexonin: “E dua mamin dhe babin”.

Taulanti nuk e zbuloi gjininë e fëmijës dhe me siguri për këtë gjë do të na duhet të presim derisa të vijë në jetë. Kujtojmë se Xhaka i propozoi të fejuarës së tij për martesë gjatë muajit qershor dhe ndoshta pas lindjes së fëmijës ata do të kurorëzojnë edhe dashurinë e tyre.

Image

View this post on Instagram

MUM,DAD & OUR ANGEL????????♥?

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco