Vazhdon drama Samanta – Ronela – J. Zerka, këngëtarja Hajati flet sërish rreth konfliktit të tyre

Vazhdon drama Samanta – Ronela – J. Zerka, këngëtarja Hajati flet sërish rreth konfliktit të tyre

19:52, 17/11/2019

Në emisionin “Shiko kush Luan” përveç argëtimit, ka bërë të sqarohen edhe shumë çështje mes personazheve të njohura publike.

Kështu ndodhi së fundmi me tre artistët shqiptarë njëherësh trekëndëshin e konfliktit, Samanta-Ronela-Zerka.

Fillimisht ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, kjo e fundit po ashtu gjeti një rast për të kthyer përgjigje, dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë të sajën.

Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

 “Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam”, është shprehur Ronela duke befasuar të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.

Ndërkohë, Young Zerka dhe Ronela vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por akoma nuk kanë deklaruar asgjë për romancën e tyre, pavarësisht thashethemeve e komenteve në rrjetet sociale.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco