Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Angela Martini deklaron: Më ndjek policia...!

Angela Martini deklaron: Më ndjek policia...!

16:31, 17/11/2019
A+ Aa A-

Bukuroshja Angela Martini ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Klanifornia” në Tv Klan. Ajo njihet prej karrierës së modelingut që ka pasur prej kohësh në SHBA, ndërkohë prej dy vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Martini tregoi gjatë pyetësorit të Marina Vjollcës që ndiqet nga policia. Megjithatë bukuroshja shqiptare nuk dha shumë detaje rreth kësaj çështje. Gjithashtu ajo sqaroi se bashkëshorti i saj nuk është në burg dhe kjo gjë nuk ka për të ndodhur për aq kohë sa të jetë ajo gjallë.

Marina Vjollca: Çfarë është diçka që ti e ke bërë tani, por s’do doje që njerëzit ta merrnin vesh?

Angela Martini: Që mua më ndjek “secret service”.

Marina Vjollca: Pse?

Angela Martini: Është histori e gjatë.

Marina Vjollca: Të ndjek policia?

Angela Martini: Po.

Marina Vjollca: Ke bërë ndonjë gjë të pabërë moj?

Angela Martini: Jo, jo. Unë s’kam bërë gjë.

Marina Vjollca: Dua të sqarojmë edhe njëherë e mirë lajmin që është komentuar nëpër të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?

Angela Martini: Jo. Derisa jam unë gjallë, jo. /Burimi: Tv Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco