Moderatori i njohur largohet nga emisioni i mëngjesit: ‘Ky është sezoni im i fundit’

Moderatori i njohur largohet nga emisioni i mëngjesit: ‘Ky është sezoni im i fundit’

14:44, 17/11/2019
A+ Aa A-

Vitet e fundit moderatori i njohur i emisioneve të mëngjesit është parë vazhdimisht duke u zhvendosur nga një emision televiziv në një tjetër dhe së fundmi, Alban Musa po mendon largimin nga emisioni i mëngjesit "Rreze dielli" dhe lajmin e ka bërë të ditur i ftuar në "Mos i fol shoferit".

Albani u shpreh se ka marrë shumë oferta, por po i shqyrton ato. "Është e vërtetë që do ikësh nga Report tv së shpejti?", e pyeti Rudina Dembacaj.

"Kjo ishte një pyetje me spec", ia ktheu Albani. "Të paskan ardhur oferta", i tha Rudina. "Unë kam pasur gjithmonë oferta e them këtë modestisht, media më të vogla më të mëdha, ç’rëndësi ka. Prandaj po hezitoj për të dhënë një përgjigje lidhur me programin që unë bëj  tashmë prej tre vitesh dhe kam përshtypjen që ky do jetë sezoni i fundit që do ta bëj këtë program që kam", u shpreh Albani

"E kam ezauruar atë ç’ka unë dua të jap tek ai program. Nuk e kam marrë akoma vendimin, por kam përshtypjen se ky do jetë sezoni i fundit aty", shtoi moderatori.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco