VIDEO/ Genta Ismajli bën daljen e parë publike me të dashurin

VIDEO/ Genta Ismajli bën daljen e parë publike me të dashurin

11:22, 17/11/2019
A+ Aa A-

Genta Ismajli është një këngëtare e cila u bë shumë e njohur në botën e muzikës falë zërit të mrekullueshëm, po edhe falë performancave të saj të jashtëzakonshme në kërcim teksa dhe interpretonte këngët e saj.

Por artistja është kujdesur maksimalisht që jeta e saj artistike mos të përzihej aspak me atë personale dhe ka arritur më së miri ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike por së fundmi nuk ka mundur tu shpëtojë kamerave të Prive që e kanë filmuar me të dashurin misterioz me të cilin dhe ka bërë daljen e parë publike.

"Prive" ka siguruar një video ku Genta shihet me të dashurin misterioz duke bërë një hyrje spektakolare në një ambient me shumë njerëz në Zvicër.

Çifti duket shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa edhe janë duke kërcyer së bashku.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco