‘Do shtojmë kombin’, Ariana Fejzullahu tregon sa fëmijë do kenë ajo dhe Ermali

‘Do shtojmë kombin’, Ariana Fejzullahu tregon sa fëmijë do kenë ajo dhe Ermali

10:51, 17/11/2019
A+ Aa A-

Çifti i njohur i Show bizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, prej pak muajsh tanimë janë prindër të katër fëmijëve pasi ka ardhur në jetë edhe vogëlushja e tyre Ana. Ato kanë tre vajza dhe një djalë.

Dyshja janë shumë të lidhur pas fëmijëve madje duan ta zgjerojnë akoma më shumë familjen dhe këtë fakt asnjëri prej tyre nuk e ka fshehur në momentet e shfaqjeve televizive.

Këtë e ka treguar edhe vetë Ariana, e cila ka qenë së fundmi e ftuar këtë te 'Rudina', së bashku me vjehrrin e saj, Sabri Fejzullahun.

Ariana ka treguar pa kurrëfarë droje se dëshira e saj dhe e Ermalit është që të kenë një familje të madhe, me plot 6 fëmijë. 

“Edhe unë edhe Ermali kemi qejf të kemi një familje të madhe dhe kismet… ne kemi vendosur që të bëjmë gjashtë fëmijë. Pse mos të shtojmë kombin dhe të bëjmë fëmijë të bukur”, tregoi ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco