Nënë për herë të dytë, aktorja e mirënjohur tregon barkun e rrumbullakosur

Nënë për herë të dytë, aktorja e mirënjohur tregon barkun e rrumbullakosur

10:20, 17/11/2019
A+ Aa A-

Aktorja e famshme e cila ka luajtur shumë role të dashura për të gjithë, Anne Hathaway është shtatzënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha vetë aktorja në muajin korrik ndërsa tashmë ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Anne ka pasur ditëlindjen dhe me anë të një fotoje ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe dhuratat ka falenderuar fansat.

"Ndjej kaq shumë dashuri këtë javë të ditëlindjes. Dua të falenderoj të gjithë për lulet, librat, çokollatat, kartolinat, kristalet dhe të gjithë të mirat e tjera dhe më e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin që i kam të gjitha kaq mirë. Jam mirënjohëse", shkruan Anne.

Hathaway është e martuar me aktorin Adam Shulman dhe kanë një djalë, Jonathan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco