Fifi e pranon publikisht: ‘Jam e dashuruar kokë e këmbë’

Fifi e pranon publikisht: ‘Jam e dashuruar kokë e këmbë’

09:30, 17/11/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme ka nisur shfaqja e radhës për emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe si përherë nuk kanë munguar personazhet VIP të ftuar të cilët edhe kanë zbuluar të reja rreth jetës së tyre profesionale dhe private po ashtu.

Këtë mbrëmje ka qenë e ftuar edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, e cila na shoqëron çdo të shtunë me zërin e saj dhe ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm për sa i përket jetës së saj personale.

Në një ndër lojërat e zhvilluar Fifit i është bërë pyetja: ‘Një zog na tha që zemra jote nuk është single, është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?’.

Këngëtarja nuk e ka mohuar, duke pranuar publikisht se është e dashuruar:

‘Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë’, është shprehur Fifi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco