Ronela Hajati e pranon më në fund: Young Zerka është shpirti binjak

Ronela Hajati e pranon më në fund: Young Zerka është shpirti binjak

08:13, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër çiftet më të përfolur të shoë bizit shqiptar dhe kjo edhe për faktin se lidhja e tyre ka pasur uljet dhe ngritjet e veta dhe askush nuk ka deklaruar hapur prej tyre nëse vazhdojnë ose janë ndarë.

Zerka, i ftuar në 'Shiko kush luan' dy puntata më parë, bëri dy deklarata që kundërshtonin njëra-tjetrën. Në të parën ai u shpreh se Ronela është shpirti i tij binjak, e në tjetrën se e ka thjesht kolege dhe duket se e gjithë kjo është ‘një lojë’ që dyshja bën me median rozë.

Por si duket raporti  i tyre është sqaruar më në fund këtë të shtunë, pasi Ronela e ftuar në "Shiko kush luan" i ka thënë të gjitha.

Gjatë lojës 'Ndaje ose haje', këngëtarja u pyet se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar aspak u përgjigj 'Shpirt binjak' duke mos lënë më vend për dyshime.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco