Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

FOTO/ E tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar/ Rovena Dilo rrëfen ndarjen nga partneri

FOTO/ E tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar/ Rovena Dilo rrëfen ndarjen nga partneri

17:51, 16/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo dhe i dashuri i saj balerin disa vite më i ri në moshë, Eltion Merja, pas plot 4 vite lidhje, i kanë dhënë fund pak muaj më parë, duke u ndarë.

Rovena Dilo, e ftuar në emisionin “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri, duke hedhur dritë për arsyen që i çoi në prishjen e kësaj marrëdhënie që zgjati jo pak, por plot katër vjet.

 “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.

Balerini Eltion Merja, ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie.

Sipas burimeve pranë ish-çiftit të showbizz-it, një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në vendin ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me artisten.

Pas fshirjes së fotove me Rovenën, balerini nuk ka bërë postime të tjera, që mund të zbulojnë më shumë nga jeta e tij private. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco