Horoskopi i fundjavës sipas astrologes Meri Shehu: Dy dite me ngarkesë....

Horoskopi i fundjavës sipas astrologes Meri Shehu: Dy dite me ngarkesë....

11:29, 16/11/2019
A+ Aa A-

Astrologja e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj astrologjik për këtë fundjavë.

Sipas saj këto dy ditë do të jenë me ngarkesë të madhe emocionale për shumë shenja.

Shenjat e ujit do jenë më të ndikuara nga emocionet siç jane Gaforret, Akrepet dhe Peshqit shkruan astrologja.

Dashi
Do keni një takim romantik ku do ndjeheni edhe një herë që i përkisni një familjeje një personi apo një mënyre të punuari të sigurt dhe fitmiprurese.

Demi.
Duhet të vazhdoni me përpjekjet për të realizuar nje ëndërr që ka të bëjë me një udhëtim apo një bashkëpunim me jashtë vendit.

Binjaket
Mund tju rikthehet një mundësi të investoni për një punë apo të merrni një vendim për të bërë një ndryshim cilësor në jetën tuaj duke u nisur nga ndjenjat.

Luani
Duhet të relaksoheni dhe të punoni shume së brendshmi me veten tuaj derisa të përmbushni një boshllëk shpirtëror që ju ka munguar për shumë kohe.

Virgjeresha
Zjarri që ju digjte dhe e tregonit me energjine tuaj tashmë do bëhet më i ngrohtë por më i heshtur duke ju kujtuar që keni nevojë për diçka më personale.

Peshorja
Do jenë këto ditë të kujdesshëm për të bërë investime apo për të marre shumë gjëra që ju përkasin si në planin material ashtu edhe atë personal.

Akrepi
Jeni në një moment shumë te fuqishëm ku e shkuara dhe e ardhmja takohen në një pikë dhe ju kujtojnë që tashme mund të zhyteni në kujtime por mund të prekni edhe ëndrrën.

Shigjetari
Diçka e brendshme e shuan zjarrin dhe pasionin tuaj të pakujdesshëm dhe ju kthen në më të heshtur dhe me shpirtëror.

Bricjapi
Sot mund të takoni njerez që dinë si tju trajtojne dhe dine si t’ju zgjojnë emocione dhe në ëndrra. Përpiquni të bashkëpunoni me fatin tuaj te ri megjithese duket si delikat.

Ujori
Formati Ujor nuk mund të qendroj dot brenda jush pa u rrëzuar. Kështu që shijoni momentet e rrjedhjes së gjërave ashtu siç e kanë drejtimin.

Peshqit
Ju do mbyteni në ndjenja në mendime e kujtime dhe kjo do jetë dita juaj për të lozur ashtu siç doni ju me situatat dhe mundësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco