Julian Deda kërkon ta ndihmojë me një burrë, Mira Kazhani: Nuk martohem për s...ks!

Julian Deda kërkon ta ndihmojë me një burrë, Mira Kazhani: Nuk martohem për s...ks!

10:23, 16/11/2019
A+ Aa A-

Kanë qenë të shumta reagimet ndaj një shkrimi të Mira Kazhanit kundër banorëve të Astirit, të cilëve jo vetëm ju prishën shtëpitë, por përjetuan edhe një dhunë të paprecedentë nga policia.

Mes zërave që në mënyrën e tyre ‘kritikuan’ Mira Kazhanin për atë qëndrim cinik dhe në mbrojtje të pushtetit të dhunshëm ishte edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda, i cili bëri thirrje nga faqja e tij në FB; Gjejini një burrë Kazhanit, që të qetësohet....

Pas kësaj ka pasur shkëmbime batutash mes tyre, por kjo temë është rihapur edhe në emisionin ‘Provokacia’ të Mustafa Nanos, ku gazetarja ishte e ftuar.

Ky i fundit e ka ngacmur pikërisht për ‘mungesën e burrit’, por Kazhani është përgjigjur duke cituar avokatin Spartak Ngjela, edhe ky një beqar i lashtë dhe i njohur në kryeqytet.

 Në fakt ai ishte një mesazh i aty për atyshëm unë u mërzita kur e lexova. Nqs ka merak se unë nuk kam krevat. Spartak Ngjela më thoshte vetëm në komunizëm martoheshin njerëzit për të bërë seks. Unë nuk e gjykoj fare, unë di çfarë duhet të them vetë. Unë u mërzita për momentin, është një djalë që bën humor unë i kam kthyer përgjigje. Por u habita me ato që më sillnin mesazhe me emoji me lot, i kisha bërë njerëzit për të qeshur…Kam shumë respekt për babain e tij, por kam menduar ‘ç’të bën fëmija s’ta bën perëndia’, ka qenë replika e Kazhanit për Julian Dedën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco